Sipas një hulumtimi të fundit kujdestarët e të moshuarve duhet të jenë të vëmendshëm sepse një shenjë paralajmëruese e hershme për Covid-19 te të moshuarit është edhe deliri, shenja konfuzioni dhe sjelljet e çuditshme. Edhe nëse nuk do të kenë kollë ose ethe, gjendja e delirit është një tregues më i zakonshëm tek personat në moshën 65 vjec, të cilët mund të preken më shumë se të gjithë personat e tjerë në të njëjtën moshë.
Por nuk është ende e qartë pse ndodh kjo gjë?
Studimi bën thirrje për më shumë përqendrim për këtë simptomë nëpër spitale dhe shtëpitë e kujdesit. Deri më tani tre simptomat kryesore të këtij infeksioni është kolla e vazhdueshme, temperatura e lartë dhe ndryshimi i ndjesisë së shijes dhe erës. Sipas të dhënave rreth 85% e njerëzve do të kenë të paktën një nga këto simptoma, por hulumtimi i ri tregon se grupmosha të caktuara kanë edhe simptoma të tjera si për shembull deliri tek të moshuarit dhe të vjellat dhe diar reja tek fëmijët. Në këtë studim i cili u zhvillua nga Kolegji King’s në Londër, u analizuan të dhënat nga më shumë se 800 njerëz mbi moshën 65 vjeç dhe përfshinin 322 njerëz që ishin shtruar në spital dhe 535 njerëz që kishin përdorur aplikacionin “Studimi i Simptomave të Covid” për të regjistruar simptomat e tyre ose për të regjistruar raporte shëndetësore në emër të miqve dhe familjes.
Të gjithë kishin marrë një rezultat pozitiv të testit. Studiuesit zbuluan se të rriturit e moshuar të pranuar në spital të cilët ishin klasifikuar si të dobët kishin më shumë të ngjarë të kishin delir si një nga simptomat e tyre, krahasuar me njerëzit e së njëjtës moshë që nuk ishin të dobët. Një në pesë pacientë të prekur me Covid-19, deliri ishte simptoma e tyre e vetme. Gjithashtu, ndër të moshuarit mbi 65 vjeç që përdorin aplikacionin, deliri ishte gjithashtu më i zakonshëm. Lodhja dhe problemet e frymëmarrjes ishin gjithashtu të zakonshëm në mesin e pacientëve të prekur që kishin përdorur aplikacionin. Një e treta e përdoruesve të aplikacioneve të cilët thanë se kishin përjetuar delir nuk kishin simptomat klasike të kollës ose etheve.
“Njerëzit e moshuar janë në rre zik më të madh nga Covid-19 sesa ata që janë më të mirë dhe rezultatet tona tregojnë se deliri është një simptomë kryesore në këtë grup. Mjekët dhe kujdestarët duhet të kujdesen për çdo ndryshim në gjendjen mendore tek njerëzit e moshuar, të tilla si konfuzion ose sjellje të çuditshme dhe të jenë vigjilentë për faktin se kjo mund të jetë një shenjë e hershme e infeksionit të koronavirusit,” tha Rose Penfold nga King’s College London. Edhe një studim më herët ka treguar se Covid-19 problemet më të mëdha ia shkakton trurit të njeriut. Sipas hulumtimit pacientët që kanë shenja të lehta të virusit apo ata që shërohen, dëmtimin më të madh e marrin në tru dhe sipas të dhënave ka pasur gjithashtu një rritje të pacientëve që kërcënohen nga simptoma e quajtur encefalomyelitis akut (ADEM), një sëmundje e rrallë autoimune e shënuar nga një su lm i papritur, i përhapur i inflamacionit në tru dhe palcën kurrizore.
Të dhënat kanë treguar se shumë pacientë kishin një inflamacion të sistemit nervor qendror dhe pas kësaj, ishin diagnosituar me problem të ndryshëm në tru, si goditjet në tru, probleme nervore periferike që shkaktojnë paralizë. Në 5 për qind të rasteve, pacientët ndërruan jetë. “Ne po shohim gjëra në mënyrën sesi Covid-19 ndikon në tru që nuk i kemi parë më parë me viruse të tjera. Ajo që kemi parë me disa nga pacientët të diagnostikuar me ADEM dhe në pacientë të tjerë, është se pacientët nuk vuajnë nga sëmundja e rëndë e mushkërive, por nga sëmundja e rëndë në tru. Pra, virusi dëm ton trurin e jo mushkëritë,” deklaroi më herët Michael Zandi, një nga autorët e studimit, mjek në Shërbimin Kombëtar Shëndetësor në Londër.
(BBC, gazeta “Si”)