Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mund të ndërmarrë një masë ekstreme për të mbajtur seancat online për shkak të disa deputetëve me COVID_19.

Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se ai dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe do e rekomandojnë diçka të tillë pasi 2-3 deputetë janë pozitivë deri më tani.

“Javën e kaluar ministri i shëndetësie Venko Filipçe propozoi që Qeveria të filloj me punë online. Ne në qeveri nuk kemi ndonjë person të infektuar me koronavirus dhe ja kemi propozim që të punojmë online, ndërsa Kuvendi me 2-3 deputetë të infektuar është mirë që të kenë parasysh interesin e qytetarëve dhe institucioneve tjera dhe të shqyrtojnë mundësin që të punojnë online, që të mos vije deri te bllokimi i punës së këtij institucioni”, tha Zaev.

Sipas Zaev kjo do të bëhet me qëllim që Kuvendi të vijojë punën edhe në këtë moment të vështirë, por masa do të ishte shumë e veçantë pasi do të mbahej një seancë plenare me dhjetëra deputetë.