Elona Gjebrea, deputetja socialiste e Parlamentit të Shqipërisë do të jetë në cilësinë e Koordinatores Speciale të Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Gjeorgji, më 31 tetor 2020. Pas misionit të suksesshëm në Azerbajxhan, si kryesuese e delegacionit vëzhgues te AP OSBE, kësaj rradhe është përzgjedhur në këtë pozicion i cili është më i rëndësishmi në OSBE/ODIHR për proceset zgjedhore.
Përzgjedhja e deputetes së Parlamentit të Shqipërisë vjen si rezultat iarritjeve të saj si anëtare e Byrosë ekzekutive në Asamblenë Parlamentare të OSBE-se dhe raporte e Komitetit për Çështjet Ekonomike, Shkencës,Teknologjisë dhe Mjedisit, por edhe falë suksesit të arritur gjatë kryesimit të delegacionit vëzhgues në zgjedhjet e zhvilluara në Azerbajxhan.
Në cilësinë e koordinatores speciale të delegacionit të asamblesë parlamentare të OSBE, Gjebrea tashmë ka nisur punën intensivisht për përgatitjen e misionit të vëzhgimit nga ku do ofrojë të gjithë ekspertizën e saj në proceset zgjedhore parlamentare dhe do të qëndroj në Tbilisi, kryeqytetin e Azerbajxhanit deri në përmbylljen e zgjedhjeve të përgjithshme. Deputetja GJEBREA do të drejtojë ekipin e vëzhguesve ndërkombëtare, me delegatë nga 57 shtete të OSBE-së. Përvoja dhe ekspertiza e saj si në fushën e vëzhgimit të zgjedhjeve, por ashtu edhe në arenën politike, do të jenë një shërbim i madh për përpjekjet e OSBE-së gjatë këtij misioni vëzhgimi.