Sergino Dest mezi pret për një tjetër moment special në karrierë kur Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo me të në ekip, të takohen në Champions League. Mbrojtësi amerikan tashmë ka shkruar historinë duke u bërë amerikani i vetëm që e veshë fanellën e Barcelonës.
Për të është një ëndërr të luajë në një ekip me Lionel Messin, por edhe më mirë thotë se do të jetë kur të zbresë në fushë me dy më të mirët. Messi dhe Ronaldo nuk janë përballur me njëri tjetrin që prej largimit të Cristianos nga Real Madridi në vitin 2018.
Ata tani do të takohen dy herë mes vete brenda disa javësh, pasi gjenden në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve. Përballja e parë mes tyre do të ndodhë me 28 tetor, në “Allianz Arena”, derisa sfida e dytë, e kthimit, do të zë vend me 8 dhjetor në “Camp Nou”. “Do të jetë moment special të luaj me Messin kundër Ronaldos”, tha ai për beIN Sports.