Boy cheating to his girlfriend with her best friend sitting on a couch at home

Një shitëse e një argjendarie ka treguar historinë e një burri të martuar i cili kihte dhe një lidhje jashtë martesore. Ajo tregoi për ndjekësit e saj në Tik Tok momentin kur burri kishte shkuar në dyqan për ti blerë dhurata edhe bashkëshortes edhe të dashurës.

“Po punoja në argjendari dhe një burrë u fut brenda duke parë një dhuratë për gruan e tij, sepse ata shumë shpejt do të kishin 10-vjetorin e martesës. Zgjodhi një dhuratë me mbishkrimin, “gruaja ime e bukur”, ndërsa unë i thashë, a dëshironi ndonjë gjë tjetër zotëri. Ai tha se po dhe më kërkoi ta ndihmoja që të gjente diçka për vajzë më të re në moshë”- tha Zoe.

Në dhuratën e dytë ai shkruajti një dedikim për 1 vjetorin e lidhjes së tyre të fshehtë. Mirëpo, Zoe ja ndëroi çantat, kështu dhurata e të dashurës shkoi te gruaja. “Ia paketova mirë, por ia ndërrova çantat. Në njërën e shënoi me K, për Kristin (gruan e tij) dhe tjetrën me L, Lauran (të dashurën). Ia dorëzova duke i bërë me dije se do t’ju pëlqenin shumë”- shtoi ajo. Menjëherë të gjithë ndjekësit tepër kuriozë i kërkuan Zoes që të interesohej se çfarë ka ndodhur më pas.