Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm dhe mundësia për reshje është e ulët. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 11°C në 22°C, në zonat e ulëta nga 19ºC në 29°C dhe në zonat bregdetare nga 20°C në 30°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë. Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 12°C deri në 26°C dhe në zonat e ulëta nga 15°C në 28°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.