Çdo vit në 1 tetor, bota kremton atë që është një ditë mjaft e veçantë për të: ditën ndërkombëtare të kafes, si homazh për miliona njerëz anekënd globit duke nisur nga prodhuesit e saj, fermerët, baristët, kafenetë dhe të gjithë të tjerët e përfshirë në këtë industri.
Kafeja është sot praktikisht pija më e dashur në botë. Shumë njerëz e kanë praktikisht të paimagjinueshme ta nisin ditën e tyre pa të. Caktimi i një dite të veçantë për të tërhequr vëmendjen tek kjo pije dhe për të promovuar historinë, përfitimet e popullaritetin e saj u bë marsin e 2014-tës, nga organizata Ndërkombëtare e Kafesë. Edhe pse ka një sërë eventesh të ngjashme si Ditët Kombëtare të Kafese, 1 tetori është caktuar si data zyrtare. Kafja është malli i dytë më i tregtuar i planetit dhe pija e dytë më e konsumuar pas ujit.
Në terma tregtare, asaj në renditje ia kalon vetëm nafta. Studime të shumta tregojnë se një sasi e caktuar kafeje në ditë mund ta reduktojë me 30% rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit. Përgjithësisht, njerëzit e kremtojnë këtë ditë fituar njohuri mbi historinë e kafesë e duke u përpjekur të ofrojnë një gamë të gjerë produktesh me bazë kafenë, ndërsa dyqane të ndryshme zgjedhin të bëjnë dhe ulje çmimi.