Remzi Hoxhës, Azem Hoxha ka bërë publike mbrëmjen e djeshme detaje të fortë që implikojnë ish-kryeministrin Sali Berisha në vrasjen e babait të tij. Ndër të tjera ai tregoi edhe detaje nga takimi i nënës së tij me vjehrrin e Sali Berishës, i cili i dha shpresë së babai i tij ishte gjallë.

“Nëna ime përmes disa miqve, pa i lajmëruar që është gruaja e Remzi Hoxhës, shkojnë te shtëpia e vjehrrit të Sali Berishës dhe pasi prezantohet i thotë “Remziu është mirë, fëmijët le të vazhdojnë shkollën”.

Kjo ka ndodhur në vitin e parë. Kjo ishte një garanci që ai ishte gjallë, ishin fjalë shumë shpresëdhënëse se sot Berisha flet shumë lehtë, por ai nuk e di se çfarë dhimbje kemi. Më vjen keq që ne si familjarë na duhet të bëjmë gjurmime, policinë, prokurorisë që t’i tregojmë botës ngjarjen.

Ne po kërkojmë eshtrat dhe duke qenë se të gjitha pushtet u ndërruan, u bën vetting dhe ne akoma nuk kemi marrë përgjigje, kemi humbur shpresat dhe turp i qoftë Shqipërisë, Enver Dobianin dhe Xhevat Hanën, këto u treguar burra dhe treguan se në Shqipëri e kanë notën zero”, tha Azem Hoxha.