Emina Çunmulaj vite më parë ka humbur nënën e saj dhe nuk ka nguruar të tregojë në çdo moment se i ndjen mungesën. Së fundmi ish-modelja ka prekur zemrat e të gjithëve me një dedikim kushtuar të ëmës. Emina shprehet se ende nuk është mësuar me mungesën e saj dhe shpreson shumë që një ditë e ëma të kthehet e t’i thotë se e gjitha ishte një ëndërr e keqe. Ajo thotë se po jeton pa të, por dhimbja në zemrën e saj mbetet po e njëjtë.

“Sekondat. Minutat. Orët. Ditët. Javët. Muajt. Vitet. Të gjithë shkojnë shumë shpejt, por unë ende ndjej se një ditë ti do të trokasësh në derën time dhe do të më thuash se kjo ishte e gjitha një shaka e keqe. Kam mësuar si të jetojë pa ty, por dhimbja në zemrën time nuk po lehtësohet. Më mungon shumë dhe do të bëja gjithçka në këtë botë vetëm për një përqafim prej teje. Derisa të takohemi sërish mami”, ka shkruar Emina në Instagram.

Kujtojmë se familja e ish-modeles jeton në Mal të Zi dhe herë pas here ajo kthehet në vendlindje për t’i vizituar. Madje para disa javësh ajo zbuloi se shumë shpejt do të ndërtonte një shtëpi në vendin e saj për ta pasur si një fole sa herë që të kthehet atje. Emina prej vitesh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara ku ka ndërtuar familjen e saj me bashkëshortin dhe dy vajzat.