Ashtu si çdo vit, java e fundit e tetorit, sjell me vete ndryshimin e orës. Në natën e së shtunës, 24 tetor, duke u gdhirë dita e diel, në orën 03:00, duhet të kthejmë mbrapsht akrepat për 60 minuta për t’i vendosur në orën 02:00.
Në këtë mënyrë rikuperojmë orën që “humbëm” në fund të marsit duke vijëzuar orët me lëvizjen e diellit. Do të flemë një orë më shumë në mëngjes, por do të humbasim një orë dritë natyrale në mbrëmje.
Kjo mund të konsiderohet dhe era e fundit e ndryshimit të orës, pasi shumë vende vitin tjetër do të zgjedhin nëse do të mbajnë orën ligjore apo atë diellore për gjithë vitin.