Anësori i Juventusit, Douglas Costa, e ka hedhur poshtë mundësinë për t’iu bashkuar Manchester Unitedit, me shpresë se do ta bindë trajnerin Andrea Pirlo ta mbajë atë në Allianz Stadium. Ylli brazilian ka vendosur të luf tojë për një vend në skuadrën e Pirlos, edhe pse ai është në listën e shitjeve të drejtorit sportiv Fabio Paratici për t’u hapur rrugë blerjeve.

Sipas Calciomercato.com, Unitedi ishte i gatshëm t’i nisë bisedimet me Juventusin për ish-su lmuesin e Bayern Munich, por Costa e ka refuzuar kalimin në Old Trafford. Unitedi nuk pati shanse ta bindë 30-vjeçarin, i cili i ka bërë 31 paraqitje për Brazilin, dhe si pasojë e ka kthyer vëmendjen kah Ousmane Dembele i Barcelonës.
Mediumi italian shkruan se Costa shpreson se do ta bindë trajnerin e ri Pirlo se e meriton një vend në formacionin startues të bardhezinjve për sezonin 2020/21.