Ditën e sotme, modelja bukuroshe Bella Hadid feston ditëlindjen e saj dhe në rrjete sociale kanë vërshuar mesazhet e urimit. Instagram-i i saj është mbushur me urime e foto të shumta nga fansat e jo vetëm, të cilët e kanë uruar për këtë ditë speciale. Sigurisht nuk kanë munguar edhe urimet e personave të dashur të Bella-s, që janë përpjekur ta bëjnë modelen sa më të lumtur në ditëlindjen e saj.
Vëmendjen na e tërhoqi urimi i Dua Lipës, këngëtares shqiptare e cila është prej kohësh në një lidhje me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in. Edhe njëherë, Dua ka treguar se raporti me motrat e partnerit ia ka kaluar shoqërisë dhe tashmë vajzat i konsideron si motra. Bella është shoqëruesja më e mirë e pijeve për Duan, ndaj këngëtarja ka ndarë një foto ku shfaqen duke pirë së bashku.
“Gëzuar ditëlindjen e ëmbla Bella! Je e fortë (mos e harro kurrë këtë), e fortë, e bukur, e sjellshme dhe e përkujdesur! Nëse do të mundje, do të përqafoje çdo person që sillet rreth e rrotull. Ke kaq shumë dashuri për të dhënë! Të dua motër! Kalofsh një ditë të bukur!”- shkruan Dua e cila na shkriu zemrat me fjalët e saj.