Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi teksa ka qënë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Aktualitet’ ka zbuluar dy qarqet në të cilat mund të kandidojë për deputete. Kryemadhi përmendi qarkun e Elbasanit dhe atë të Fierit, si dy opsionet për të kandiduar për deputete. Ndërsa për dy qarqet e tjera, kryetarja e LSI-së tha se do e mendojë, meqënëse kaq alternativa i lejohen me Kodin e Ri.

“Është shpejt për të folur për listën e deputeteve të LSI-së. Po bëjmë zgjedhjen e delegatëve për Konventën e partisë me datën 5 dhjetor. Monika Kryemadhi përballet me këdo që i del para. Nuk ka të bëjë me interesin tim personal, por ka të bëjë me parimet.

Nuk e kam problem fare. Akoma nuk e kam vendosur ku do të kandidoj për deputete, por kam dy ide Elbasan dhe Fier. Meqë me Kodin e ri e kanë vendosur kryetarin e partisë të kandidojë në katër qarqe do të shikojmë.”- tha Kryemadhi.