Duket se toka nuk po gjen qetësi dhe një tërmet i fuqishëm g oditi mëngjesin e sotëm Greqinë. Tërmeti u fokusua në zonën e detit në mes të Kretës dhe Karpathos kishte një magnitudë prej 5.2 të shkallës Rihter, në orën 07:11.

Gjithashtu këtij tëmeri të mëngjesi i ka paraprirë edhe një tërmet me nmagnitudë 5.1 të shkallës Rihteri në mesnatën e së henës në 3:30 me orën greke , e cila, sipas Instituti Gjeodinamik i Athinës kishte saj epiqendër 49 km në verilindje të Sitia dhe thellësia fokale ishte matur në 21.3 km . Lëkundjet janë ndjerë në pjesën më të madhe të ishullit dhe kanë shqetësuar banorët. Sipas ekriti.gr, tërmeti u ndje në Ierapetra, Sitia, Makry Gialos, Mochlos, Kritsa, Hersonissos dhe vende të tjera. Për momentin nuk ka raporte për dëmtime ose probleme të tjera.