Ish-Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe njëherësh një nga zonjat më të forta të politikës shqiptare, duket se ka hequr dorë nga qendrimi në hije, dhe do të zyrtarizojë shumë shpejt një lëvizje të re politike.

Nën moton “Lëvizja për Ndryshim”, iniciuar fillimisht nga disa të rinj, burime jozyrtare thonë për Faxweb.al se Topalli pritet që ti bashkohet këtij organizimi të ri politik, që ende nuk dihet nëse do të zyrtarizohet më tej si parti, e nëse do të jetë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 25 Prillit.

E pyetur nga Faxweb.al, lidhur me këtë lëvizje, Topalli është shprehur se ajo do ti bashkohet çdo iniciative që është kundër klasës politike të korruptuar, por e ka mohuar që është organizatorja e gjithë kësaj.

“Vendi ka nevojë për shpresë, eja bashkohu me ne”, është edhe slogani i Lëvizjes për Ndryshim, për të cilën Topalli përflitet se do të jetë pjesë, e që mbetet për t’u konfirmuar në ditët në vijim.