Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Rovena Stefa tre javë më parë bëri një ndërhyrje në hundë. E ftuar dje në “Ftesë në 5”, Rovena u shfaq për herë të parë në publik pas ndërhyrjes duke treguar rezultatin. Këngëtarja tha se operacioni shkoi shumë mirë dhe dëshironte të eksperimentonte me pamjen.
“E di si jemi ne vajzat, por ta kem këtë kështu atë ashtu, nuk kënaqemi 100%. Unë jam e lumtur me atë që më ka bërë Zoti dhe prindërit e mi. Është moda, e njëjta hundë, e njëjta pamje, thashë hajde ta ndërroj pak.
Është një gjë e çuditshme, por unë jam një person i guximshëm dhe kam eksperimentuar në ide për të sjellë ndryshime që i ndjej, që i kam. Ne artistët jemi një bashkësi stinësh, duam t’i kemi të gjitha ngjyrat dhe eksperiencat. Kjo është (e gjitha), thashë a ta kem pak hundën me majë”, u shpreh Rovena.