Dashi: Vështirësi në një takim të rëndësishëm apo një projekt pune. Mund te refuzoheni ose kujtimet apo lodhja te mos ju lejoj te shikoni gjerat qe keni përpara.
Demi: Një çështje ligjore apo takimi me dike qe jeton larg ju pengohet dhe kjo ju sjell disi vetmi, pasiguri dhe trishtim. Kujdes ne jetën personale një premtim nuk mbahet
Binjakët: Ju kthehet përsëri trishtimi dhe pasiguria në jetën personale apo ne çështjet shëndetësore e ekonomike. Do përjetoni një moment krize.
Gaforrja: Partneri juaj ne çift do ketë një problem te madh dhe ju ndoshta nuk do jeni ne gjendje ta qetësoni apo nxirrni nga një moment i vështirë.
Luani: Një çështje pune apo shëndetësore do ju preokupoj. Ndoshta në një udhëtim të shkurtër mund të mos ndjeheni mire dhe kjo do t’iu sjell disi zhgënjim për këtë udhëtim që po bëni.
Virgjëresha: Duket sikur gjërat përreth jush nuk po shkëlqejnë por mos harroni se për momentin akoma jeni ju që vendosni apo keni çelësat e suksesit ne dore.
Peshorja: Një çështje shumë e rëndësishme familjare apo plani ju shqetëson sidomos në lidhje me një pronësi apo ndërtim. Përveç kësaj dikush i afërt do t’iu mërzis.
Akrepi: Do ndesheni me një larmishmëri takimesh e lajmesh te mira prandaj do merrni riskun ta zbukuroni vetë ditën tuaj duke dal e shpenzuar në pritje të të mirave të tjera.
Shigjetari: Një ngërç i vogël ekonomik do ju shqetësoj por gjithsesi ju do bëni më të mirën që do mundeni megjithëse nuk jeni optimist për të bërë gjëra të mëdha.
Bricjapi: Dikush do largohet nga ju dhe ndoshta ju ishit mësuar me prezencën e tij apo saj. Kjo do ju bëjë të ndjeheni vetëm dhe pa shumë gjëra për të bërë.
Ujori: Duhet të pranoni që do prisni të nesërmen pasi e ardhmja ju përket megjithëse do ndjeheni të bllokuar në komunikim dhe disi të mërzitur sidomos në planin personal.
Peshqit: Dikush nga shoqëria do largohet nga ju duke ju kritikuar apo duke ju parashikuar disa ditë të pasuksesshme të cilat ju nuk do t’i pranoni me mendjen tuaj.