Nuk ka nje njeri te vetem qe e njihte dhe nuk e respektonte, nuk e donte apo nuk binte nen terheqjen e temperamentit te saj solar, buzeqeshjes dhe miresise qe leshonte papushim per te gjithe ata qe e rrethonin. Mimoza Toska Zoraqi, specialistja e promocionit në Autoritetin Shendetesor te Tiranes, nuk jeton me. Iku shpejt dhe ne menyre te padrejte ne moshen 61 vjeçare, ashtu siç kane ikur shumica e atyre qe i ka marre me vete virusi v r as es. Ashtu si shume te tjere qe nuk jetojne me, Moza nuk eshte nje viktime statistikore e Covid 19. Eshte nje jete njerezore e jetuar me nder dhe dinjitet. Prandaj eshte edhe me e dhimbshme per ata qe la pas, percjellja e saj ne banesen e fundit.
Moza ishte njeriu qe do t’i mungoje te gjithe atyre qe e njohen, ishte nje grua zonje qe dinte te jepte vetem miresi, respekt dhe dashuri per familjen, miqte e te afermit.