Garda e Republikës ka shpallur kuotat për të interesuarit që duan të ndjekin studimet dhe programet për specializim në Akademinë e Xhandërmarisë dhe Rojes Bregdetare në Turqi, për pozicionet oficerë, dhe nënoficerë. Janë 3 programe studimi, programi katër vjeçar bachelor për oficer, program një vjecar specializim për oficer plus dhe nje programi i tretë specializim një vit për nënoficer.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret arsimore dhe fizike që janë publikuar në faqen e Ministrisë së Brendshme. Numri i kuotave është i limituar:
7 kuota për programin e parë, 5 kuota për programin e dytë, si dhe 7 kuota për programin e tretë.

Faza e aplikimeve për të tre programet e studimit përfundon në datë 2 nëntor 2020. Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës pranë Gardës së Republikë së Shqipërisë ose me postë.