Jeta nuk do t’i kthehet menjëherë normalitetit pas vaksinës pasi shpërndarja e saj mund të zgjasë një vit, kanë paralajmëruar shkencëtarët. Ekspertët argumentojnë se kufi zimet duhet të zbuten gradualisht gjatë muajve të ardhshëm deri në arritjen e tufës.
Këto pretendime vijnë nga një raport i ri nga “Royal Society”, i cili paralajmëron njerëzit që të jenë “realist” për atë që mund të arrijë vaksina dhe pengesat me të cilat ajo mund të përballet për shpërndarjen mas ive. Sipas raportit, edhe nëse vaksina do të jetë gati në pranverë, do të duhen disa muaj që njerëzit të vaksinohen për të lejuar më pas të rikthehet rutina e munguar gjatë kësaj kohe.
“Edhe nëse vaksina do të jetë efektive, nuk ka gjasa që të kthehemi plotësisht në normalitet”, është shprehur Charles Bangham, një nga autorët e këtij raporti. Aktualisht janë më shumë se 200 vaksina që po zhvillohen në të gjithë botën, me dhjetëra prej të cilave janë në fazën e provës klin ike.