Eksperti i Institutit të Shëndetit Publik Alban Ylli i ftuar në studion e ABC news ka deklaruar se mbajtja e maskës është një nga masat më efikase në parandalimin e virusit të rrezikshëm SARS-COV2. Ylli nënvizoi se qytetarët duhet të mbajnë maskat mbrojtëse në mënyrë që situata të mos kthehet në lockdown ose në izolim total.
Dr. Alban Ylli u shpreh se ne fillimit e pandemisë mesazhet per maskën dhe mbajtjen e saj kanë qënë kontradiktore por aktualisht shkencetare dhe epidemiologë në mbarë botën e klasifikojnë mbajtjen e maskave mbrojtëse si një nga masat e afirmuara për frenimin e përhapjes së infeksionit.
“Në fillimet e Pandemise mesazhet për maskat ishin paksa kontradiktore teksa theksi u vendos tek izolimi apo masat me të forta. Sot ne mbarë botën fokusi është tek vendosja e maskave mbrojtëse si një nga mjetet kryesore që e kemi dhe që parandalon virusin dhe që na ndihmon të mos shkojmë ne lockdown”, theksoi Ylli.