Eksportet në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, agropërpunimit dhe peshkimit janë rritur në shifra dyshifrore gjatë këtij viti. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi u shpreh se “në përgjithësi të gjithë sektorët kanë shënuar rritje të eksporteve. Por eksportet e fruta-perimeve kanë ritmet më të larta”.
“Eksportet e fruta-perimeve u rritën me 15-16 % në 9-mujorin e këtij vit. Ndërkohë që muaji Tetor 2020, ka pasur edhe eksportin më të madh të kastravecave, specave, domateve, kungullit, për shkak edhe të kërkesës në rritje nga vendet e Europës për këto produkte”, – tha Çuçi në një intervistë televizive, ndërsa theksoi se “pandemia nuk e ka penguar rritjen e sektorit të bujqësisë në tërësi”.