Politikania e njohur, ministrja Elisa Spiropali, ka rrëfyer sot në një stil krejt ndryshe si kurrë më parë jetën larg politikës, detaje nga jeta familjare por edhe preferencat muzikore. Teksa zbuloi 5 këngët më të dashura plot melodi e histori, moderatori shprehu dëshirën për të kërcyer një këngë së bashku. Elisa pranoi me shumë dashamirësi dhe të dy kërcyen një prej hiteve të saj të dashura.

5 nga këngët që kanë shënjuar jetën e saj u transmetuan sot live ne program, ku Elisa veçoi Nina Simoni “Don’t Explain”.

“Është një këngë e gjigandes Nina Simone. Është një divë, muzikës së zezë quhej në Amerikë. Këngët e saj janë të gjitha të bukura, por kjo veçanërisht. Mos u shpjego, është kënga ime, nuk ka nevojë të shpjegohesh”

Intervistën e plotë e gjeni në faqen zyrtare të Facebook-ut të ministres Spiropali, për të tjera momente plot surpriza dhe batuta.