Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka ironizuar gafat e kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës në lidhje me aritmetikën. Basha do të jetë i ftuar në një emision televiziv dhe janë ftuar edhe qytetarët që të bëjnë pyetje për kreun e PD-së. Mes tyre “është edhe Braçe”, i cili ka bërë një pyetje ironizuese, se sa bëjnë 6×7+25 prill.

Kujtojmë se gjatë fjalës së foltoren e Kuvendit, Basha ngatërroi shumëzimin e 7×7 duke thënë se bëjnë 42, kur në fakt 6×7 bëjnë 42.  “Pyetje? Po patjeter; SA BEJNE 6×7+25PRILL?” shkruan Braçe.