Shënohen rekorde të infektuarish me koronavirus në Francë dhe Gjermani. Situata në Francë shfaqet shqetësuese. Agjencia e Shëndetit Publik raportoi për 41.661 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e dërguar numrin e përgjithshëm të të pr ek u rve në rreth 1 milion që nga fillimi i pandemisë.
Më shumë se 34,000 kanë v d e k ur. E si pasojë, kryeministri francez, Jean Castex njoftoi se duke nisur nga mesnata e sotme do të ketë kufizim të lëvizjes nga ora 21:00 deri në 06:00 të mëngjesit të nesërm. Rritje janë sh ënuar dhe në Gjermani, me agjencinë federale për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve që njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 11.287 persona të rinj mbartës të virusit. duke e çuar gjithsej në 392,049.
Numri i të v d e k u r v e në Gjermani është 9.905 persona. Shumë Rajone Europiane kanë nisur një masë shtrëngimesh të masave të koronavirus në një përpjekje për të frenuar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.