Sali Berisha sot ka “luksin” të flasë për gjithçka dhe mbi çdo gjë, pasi nuk është marrë asnjëherë nën hetim nga ana e organeve të drejtësisë shqiptare. Qoftë dhe si dëshmitar për ngjarjet e mëdha, të cilat në media thuhet se ka qënë vetë aktori kryesor ose ka qënë pas në prapaskenë duke organizuar gjithçka. Ka marrë gjithfarë epitetesh ku predominon ai i politikanit të ashpër, vr asës si në rastin e marsit të vitit 1997, “Gërdecit” e “21 janarit” e Remzi Hoxhës.
Shqiptarët kanë parë pak e nga pak se Sali Berisha nuk është kaq i përkorë në raport me paranë dhe vënien e pasurisë në mënyrë të paligjshme dhe duke prekur arkën e shtetit. Por ish kryeministri demokrat ka zgjedhur që gjithçka ta realizojë përmes fëmijëve të tij biologjikë, Argita Berisha-Malltezi dhe Shkelzen Berisha. Duke qënë se nga vendlindja e tij në Vicidol të Tropojës, ka trashëguar pak tokë për vetë natyrën malore të asaj zone, i ka falur pasuri të tjera asaj që quhet Malësia e Gjakovës, Berisha nuk është kursyer në vënien e pronave dhe pasurive të emër të familjarëve për sa kohë ka qënë kryeministër.
Ajo që familja e tij ka bërë me tokat në Porto Romano është një aferë e vërtetë pronash, nga ato aferat “24 karatëshe”. Kjno aferë është një skandal i cilësuar jo vetëm nga shqiptarët por dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët kanë hedhur para për ndërtimi e demokracisë në këtë vend dhe rimëkëmbjen e shtetit të rrënuar nga vetë shqiptarët në mënyrë ciklike. Kjo aferë e mirëfilltë e familjes Berisha është lidhur me blerjen e tokave në bregdetin e Porto Romanos.
Historia e saj fillon në fund të vitit 2006, vetëm një vit pas ardhjes së Sali Berishës në pushtet, dhe mandatimit si kryeministër i vendit. Vajza e ish kryeministrit, Argita Berisha dhe partnerja e saj në studion ligjore filluan të blejnë toka nga fshatarët me 12 mijë lekë të vjetra për metër katrorë. Edhe pse çmimi në fakt dukej shumë i ulët deri në kufijtë e banalitetit, lindën pikpyetjet e para, se kjo tokë, pothuajse pa asnjë vlerë, po blehej me dyfishin e çmimeve të tregut.
Ajo ishte një tokë e kontaminuar, ku ishin investuar miliona në qeverisjen e parë tyë Berishës por dhe në qeverisjen e Nanos, kryesisht nga partnerët tanë ndërkombëtarë dhe shoqatat e bankat me orientim mjedisor.
Por sa herë që diskutohej për rikthimin e saj në një tokë reale, të gjithë tërhiqeshin pasi kërkonte dhe miliona dollarë të tjerë për t’u pastruar. Shtuar këtu dhe ndërtiminj e një infrastukture rrugore që do ta bënte të aksesueshmë këtë pronë. Por fshatarët që e kanë shitur këtë tokë, e cila gjendej afër një parku të vogël energjitik, thonë se gjithsej në këtë zonë u blenë 14 hektarë në harkun e një viti.
Vetëm më pas do të merrej vesh arësyeja e kësaj blerjeje masive, agresive dhe në kohë rekord të tokës në Porto Romano, që në termat teknikë bujqësore nuk kishte asnjë vlerë.
Pas saj qëndronte biznesmeni serbo-boshnjak dhe miku personal i Sali Berishës kryeministët, Damir Fazlliç. Ishte ai që kish ngarkuar Argita Berisha Malltezin dhe ortaken e saj Flutura Kola, të blenin toka për llogari të tij. Ndërkohë që në kohën kur po bënin këto blerje masive të tokës në Porto Romano, blerësit e vërtetë e dinin që shumë shpejt kjo zonë do të merrte një vlerë të madhe. Një vendim qeverie ku kryeministër ishte Sali Berisha do ti përfshinte edhe tokat e sapo blera nga Fazlliçi, në kufijtë e parkut energjitik. Vetëm me këtë vendim qeverie vlera e tokës që ishte në emër të Fazlliçit, shkoi nga 1.7 në 4.2 milionë Euro.
Në organet tona të hetimit, të mbuluara nga pluhuri në kohën e Adriatik Llallës në krye të Prokurorisë, ka një dosje voluminoze për këto transaksione që i lejuan njerëzve të familjes Berisha të fitonin së paku 1,2 milionë euro nga një vendim i marrë prej vetë Berishës kryeministër.
Debati i parë madhor mbi kompaninë e saj ligjore erdhi në tetor 2008 kur, pas disa raporteve në median shqiptare, zyra e prokurorisë filloi një hetim për pastrim parash kundër njërit prej klientëve më të rëndësishëm të zyrës ligjore – biznesmenit boshnjako-britanik Damir Fazliç, i cili pati punuar si një këshilltar zgjedhor për Berishën gjatë fushatës së tij të suksesshme të vitit 2005.
Hetimi kundër Fazlliçit zemëroi kryeministrin shqiptar, i cili e përshkroi atë si një “mik familjeje”. Hetimi zbuloi një rrjet kompanish mes Shqipërisë dhe Qipros të angazhuara në një seri transaksionesh të dyshimta transferimi pronash apo aksionesh të cilat qenë ndërmjetësuar nga Malltezi & Kola për Fazlliçin. Por çështja kundër biznesmenit të njohur u rrëzua kur kërkesat për informacion nga Qipro dhe Bosnja mbetën pa përgjigje. Lëvizja u shoqërua me presion intensiv politik mbi zyrën e prokurorisë nga qeveria dhe Berisha. Gjithsesi, prova të reja të zbuluara nga BIRN sugjerojnë se Malltezi dhe kolegia e saj avokate, Flutura Kola, mund të kenë fituar më shumë se një milionë euro nga shitja e një toke të pavlerë bujqësore në zonën e Porto Romanos në Shqipëri për klientin e tyre Fazlliç. Malltezi duket se nuk i ka deklaruar këto fitime te autoritetet, si pjesë e deklarimit të pasurisë së saj si vajza e kryeministrit.
Shpejt pas transaksioneve, kryeministri Berisha e përfshiu pronën e Fazlliç në Porto Romano në një park energjetik, duke i hapur rrugë rafinerive dhe termocentraleve, si dhe duke e rritur çmimin e tokës tetë herë gjatë viteve pasuese. Por në hetimin e kësaj afere marramendëse deri më tani këto dokumente nuk janë zbardhur. Aty megjithëatë një gjë bëhet e qartë se familjarët e Berishës kanë blerë toka në Porto Romano, në emër të Damir Fazlliçit, në një kohë që e dinin që, një vendim i ish kryeministrit do ta shumfishonte më pas vlerën e kësaj toke. Asokohe pati ak uza të dokumentuara që nënvizonin faktin se janë pastruar dhe paratë e ardhura nga Qipro të Damir Fazlliç. Deri më tani prokuroria nuk e ka rihapur këtë dosje. Shpresa qëndron tek SPAK, por që po ecën shumë shumë ngadalë.