Blendi Fevziu, një nga gazetarët më të sukseshëm, është babai i dy vajzave, Mishel dhe Alis me të cilat preferon të ndajë rrallë foto në rrjetet sociale. Vajza e tij e vogël, Alis, feston ditën e sotme ditëlindjen dhe bën 5 vjeç e sigurisht në këtë ditë të veçantë, Blendi ka realizuar për të një festë të bukur.

Ai ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa foto nga festa e organizuar në shtëpinë e tij ku shihen tullumbace të zeza dhe të kuqe. Blendi ka treguar se si çdo baba tjetër është shumë i lidhur me vajzat e tij që kanë një diferencë të madhe moshe. E madhja, Mishel, është 19 vjeçe dhe bëhet përherë e më e bukur.