Akuzave politike që inceneratori i Fierit nuk ekziston, ju përgjigj kompania Integrated Technology Waste Treatment Fier Sh.p.k me hapjen e dyerve për mediat në vëzhgimin e ecurisë së projektit.
Enid Dine: Ndihem i indinjuar se si politika ndërhyn duke akuzuar një shoqëri koncesionare e cila ka marr përsipër të bëjë një investim teknologjik tepër inovator në trajtimin e mbetjeve urbane. Landfilli dhe impianti i trajtimit të ujërave është i përfunduar 100% dhe është gati për pritjen e mbetjeve për të cilën ne kemi kontaktuar dhe bashkitë e qarkut fier. Sugjeroj që të mos paragjykojnë jashtë këtij objekti por të mund të vijnë ta shikojnë e ta prekin nga afër këtë vepër.
Drejtuesi i kantierit, inxhinieri Enid Dine e hedh poshtë akuzën e pd se ku kanë shkuar paratë, duke theksuar se 14 milionë janë shpenzuar për zërin më të rëndësishëm në impiantin e mbetjeve që do të prodhojë energji që është teknologjia.
Enid Dine: Shoqëria koncesionare ka kryer të gjitha pagesat për blerjen e makinerisë dhe impiantit teknologjik të trajtimit të mbetjeve sipas standardeve më të fundit europiane nga shoqëritë më të mira teknologjike në trajtimin e mbetjeve sic janë Franco Tossi, Ruths, etj… vlera 14 milionë euro përfshin pjesën e investimit teknologjik të inceneratorit. Këtu dua të shtoj dhe kostot e landifillit 4.2 mln euro, kosto e impiantit të trajtimit të ujerave 1.2 mln euro, linja e selektimit të mbetjeve 700 mijë euro, punimet sipërfaqësore dhe nëntokësore 2 mln euro gjithashtu investimet ne instrukturë rrugore, ndriçim gjelbërim dhe siguri që shkojnë 1.2 mln euro
Në 12 hektarë sipërfaqe toke që shtrihet i gjithë investimi për trajtimin e mbetjeve urbane të fierit , 2 hektarë prej tyre janë të gjelbëruar me mbelljen e 7 mijë pemëve. Projekti parashikon ndarjen, riciklimin dhe asgjësimin me teknologji të fundit që eliminon mbetjet si në toke ashtu edhe në ajër.
Enid Dine: Punimet përfundojnë në dhjetor, ju ftoj ta inagurojmë së bashku.