Këngëtarja Fjolla Morina është e i zoluar në një shtëpi në Kukës pas caktimit të masës “ar rest shtëpie” për shkak se u kap me 2 pis toleta në makinë teksa tentonte të kalonte kufirin me Shqipërinë bashkë me biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferin Fitim Muji.
Mediat kanë publikuar foto e video të ndryshme nga shtëpia ku këngëtarja po kalon izolimin dhe në to ajo shfaqej shumë e qetë. Ndërkohë mësohet se kolegia e Fjollës, Fifi, ka shkuar për një vizitë në këtë shtëpi duke treguar se do i qëndrojë pranë mikes së saj në çdo moment. Fifi ka publikuar në Instagram një video shumë emocionuese, në të cilën Morina shihet duke komunikuar përmes celularit me vajzën e saj të vogël, Alayah. Fjolla duket shumë e prekur nga videoja, ndërkohë që përpiqet të argëtojë të bijën.
“Ajo ka nevojë për vogëlushen e saj! Fjolla Morina çfarëdo që të ndodhë, kudo që jeta na përplas, në të mirë e në të keq unë jam aty për ty”, ka shkruar Fifi. Ajo ka postuar dhe një tjetër foto me Fjollën, duke e theksuar sërish përkrahjen për të.