“France Football” nuk do ta japë “Topin e Artë” tradicional këtë vit, por ka projektuar një çmim të veçantë, me të cilin do të zgjedhë 11 më të mirët në histori. Ai është quajtur “Golden Ball Dream Team”. Dhe disa nga të nominuarit tashmë janë të njohur, veçanërisht portierët dhe mbrojtësit. Emrat e mesfushorëve do të shpallen javën e ardhshme, të ndjekur nga sulmuesit. Më 17 dhjetor, 170 gazetarët që votojnë rregullisht për “Topin e Artë”, do të zgjedhin 11 më të mirët e të gjitha kohërave.

Për momentin, emri i Iker Casillas shfaqet në listën e 10 portierëve më të mirë në histori. Bashkë me të, emra të tjerë me reputacion të lartë si Banks, Buffon, Maier, Neuer, Nkono, Schmeichel, Van der Sar, Yashin dhe Zoff. Nga të gjithë ata, vetëm një do të jetë në “Ekipin e Ëndrrave” të “Topit të Artë”.

Sot u njoftuan edhe emrat e mbrojtësve më të mirë të djathtë. Lista është po aq spektakolare dhe përbëhet nga Bergomi, Cafú, Carlos Albero, Djalma Santos, Gentile, Kaltz, Lahm, Suurbier, Thuram dhe Vogts. Në këtë pozicion, brazilianët paraqiten si favoritë të qartë, megjithëse bie në sy mungesa e dukshme e Dani Alves.

Në qendër të mbrojtjes, një tjetër spanjoll futet në listën e kandidatëve: Sergio Ramos. Qendërmbrojtësi i Real Madridit dhe i kombëtares së Spanjës është ndër 10 më të mirët për “France Football”. Ai është në listë së bashku me Baresi, Beckenbauer, Desailly, Koeman, Bobby Moore, Pasarella, Sammer dhe Scirea. Ka shumë nivel në këtë pozicion, por Ramos ka një shans për ta fituar atë.