Presidenti francez, Emmanuel Macron tha sot se është e nevojshme për më shumë kufizimeve në zonat ku COVID-19 po qarkullon shumë shpejt.
“Në vendet ku virusi qarkullon shumë shpejt, në veçanti, ku qarkullon shumë në mesin e të moshuarve, të cilët janë më të prekshmit dhe ku shohim gjithnjë e më shumë shtretër të zënë në raste urgjente, ne duhet të shkojmë drejt më shumë kufizimeve”, argumentoi presidenti gjatë një interviste televizive.
Megjithatë, kreu i Shtetit përjashtoi një kufizim të ri të udhëtimit, duke theksuar se strategjia e zgjedhur nuk nënkupton këtë, por është krijuar për të ndërgjegjësuar qytetarët.//ATSH