Ndërsa Ilir Meta ka paralajmëruar se do të publikojë emrat e deputetëve që votuan pro ndryshimeve kushtetuese, një budallik i tij, pasi emrat publikohen nga vetë Kuvendi, gazetari Adriatik Doçi ka një kërkesë tjetër për presidentin.

“Sot Meta do publikojë emrat e deputetëve që votuan ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Emrat deputetëve që votojnë pro, kundra, abstenojnë apo nuk nuk marrin pjesë fare në votim për çdo ligj publikohen sistematikisht nga vetë Kuvendi, një procedurë e zakonshme tashmë. Ndaj më mirë të publikojë emrin e personit që i shiti vilën në Golem për 300 mijë euro, vilë të cilën e kishte blerë për 60 mijë USD”, shkruan ai.