Një nga elemetët bazë të programit të Partisë Demokratike që kryedemokrati Lulzim Basha ka prezantuar ka qenë edhe trajtimi në mënyrë të veçantë i biznesit të vogël, i cili do të paguajë 0.5% të xhiros vjetore dhe asnjë taksë tjetër. Por programi i tij bie ndesh me atë te kryeministrit Edi Rama, i cili ka premtuar se nuk do të paguajnë asnjë taksë. E pikërisht lidhur me këtë temë gazetarja Ornela Liperi i ka kërkuar Bashës të sqarojë biznesin e vogël.

“Nuk e di se si i keni bërë llogaritë ju?” iu drejtua gazetarja, Bashës, ndërkohë që tha se një biznes që bën 140 mij euro, sot nuk paguan asgjë dhe kryedemokrati kërkon ta taksojë me 0.5% të xhiros.

Intervista u zhvillua në emisionin Zonë e Lirë:

Ornela Liperi: Premtimi 0.5% e xhiros. Një biznes që bën 140 mijë euro, sot nuk paguan asgjë dhe ju thoni do taksohen 0.5% e xhiros. Rama e ka hequr tatimin dhe ju thoni do paguajnë. Nuk e di se si i keni bërë llogaritë ju?

Basha: Mungon një element thelbësor. Rama nuk e ka hequr fare sepse unë jam në kontakt me biznesin. Dalim tani bashkë po të duash dhe pyesim. Që të sqarohen 90 mijë bizneset e vogla. Bizneset ditë për ditë torturohen dhe mesatarisht paguajnë 3-7 herë më shumë. Propozimi im është që biznesi nuk do përmballet me lloj lloj taksuesish por do të përballet vetëm me taksimin 0.5%. Fatura maksimale që do t’i paguaj shtetit është 700 mijë lekë në vit. Në dritaren e biznesit do vendoset një pullë dhe nuk do shohë më presion tatimor.

Ornela Liperi: Nuk arrij ta kuptoj se si do çlirohet kur do paguajë 700 mij lekë. Kam parë faturat sot dhe paguan 75 mijë lekë. Maksimumi kaq paguajnë. Pjesa më e madhe nuk paguajnë më shumë se 100 mijë lek. Hajde shohim faturat. Paguajnë dhe sigurimet e veta. Nëse paguajnë korrupsionet është gjë tjetër.

Basha: Taksa e biznesit të vogël do shkojë tek bashkia.

Ornela Liperi: 700 mijë lekë është shumë e lartë..

Basha: Po futemi në cic mice.

Ornela Liperi: Kam kërkuar faturat sot.

Basha: Po gjobat që marrin?

Ornela Liperi: Ato mos i fut, ato nuk futen tek taksimi.