Genard Hajdini, personazhi më popullor në rrjete sociale ka folur sot hapur për jetën e tij. Në një intervistë me moderatoren Androniki Kolka në TV “News 24”, Hajdini ka shpjeguar kuptimin e frazave të tij të famshme si: “Pa pa fare”, “Peace out” apo edhe “Gjona t’mira, gjona t’bukra”. Ai tregon për afrimitetin që ka me të atin e tij, duke e cilësuar si njeri perfeksionist, gjë cila duket se nuk i pëlqen edhe aq shumë.

Lidhur me fr ikën nga Covid-19, ai thotë se është i përgatitur, pasi mund ta trajtojë me antiinflamatorë, medikamente që përdoren tek pacientë me artrit apo reumatizëm. I hapur për komunikime në rrjete sociale, Hajdini thotë se është i gatshëm për këshilla, sidomos ato që janë të fushës së tij të studimit, në Biologjinë Mjekësore.

Sa i përket të ardhura që fiton nga rrjeti “Instagram”, ai tregon se ato i siguron përmes reklamave, por nëse bëhet fjalë për shërbime të ndryshme, vendos tarifa pasi ka shumë kërksesa. Në kërkim të një partnereje, ai habit me kushtin parësor që ka vendosur; kërkon që gruaja e tij e ardhshme të pranojë të jetojë edhe me motrën e tij Sonidën, si personin më të afërt dhe i prekur thotë se atë e ka amanet nga e ëma e cila ka ndërruar jetë tr agjikisht vite më parë.

Më pas me humor thotë se gruja duhet të dijë të gatuajë dhe të mos hajë restoranteve. Lidhur me politikën, në opinionin e tij, mendon se politika duhet të jetë në shërbim të popullit dhe jo interesave personale. Në fund, Hajdini përcolli një mesazh shumë domethënës: Bëhuni aktivë, jetojeni jetën, kapni yjet!