Kërkuesit shkencorë kanë zbuluar një simptomë të re të koronavirusit. Bëhet fjalë për një ndryshim ngjyre dhe enjtje të gishtave të këmbës, që mund të zgjasë me muaj. Zbulimi u bë nga Liga Ndërkombëtare e Shoqërive Dermatologjike dhe Akademia Amerikane e Dermatologjisë.
Simptoma shfaqet një javë pas infektimit, por janë vënë re edhe raste që problemi te gishtat ndodh edhe një muaj pas prekjes nga Covid-19. Dr. Esther Freeman tha: “Ka një nënkategori pacientësh të cilët, pasi preken nga koronavirusi, zhvillojnë një inflamacion në gishtat e këmbëve. Në fillim enjten dhe skuqen, më pas marrin ngjyrë vjollcë. Në shumicën e rasteve, kjo gjendje zgjat 2 javë dhe më pas gishtat kthehen vetë në normalitet”.