Gjykata e Tiranës do të vendosë sot nëse ish-kryeministri Sali Berisha do të merret apo jo si dëshmitar në gjyqin e Izet Haxhisë. Në dy seancat e shkuara, si prokuroria ashtu dhe pala mbrojtëse e dorëzuan listën e dëshmitarëve që kërkojnë të thirren në seancë dhe që të dyja palët kanë kërkuar që ish-kryeministri të sillet si dëshmitar pasi është person që ka dijeni për ngjarjen. Berisha pak pas aten tatit dorëzoi një deklaratë para ambasadorit amerikan, ku tregon vr asjen e Hajdarit dhe se kush janë autorët. Si avokatët ashtu dhe prokuroria kërkojnë që ai të sqarojë publikisht pretendimet e tij.

Një javë më parë gjykata shtyu për sot vendimin dhe në orën 12:00 do të vendoset mbi kërkesat e të dyja palëve. Berisha në një studio televizive deklaroi se nuk do të dëshmojë nëse thirret, pasi i ka thënë në deklaratën që ka dhënë para diplomatit amerikan. Por për shumë të tjerë ai nuk mund t’i shmanget procesit. Kështu gjatë një reagimi për “sot”, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi theksoi se uron që gjykata ta marrë me forcë ish-kryeministrin Sali Berisha, nëse ky i fundit sipas tij, nuk pranon të paraqitet si dëshmitar. Në këtë kontekst, zoti Klosi shprehu bindjen se Berisha nuk e do zbardhjen e vr asjes së Hajdarit, pasi ai e ka përdorur atë politikisht, ndërsa shtoi se ai ka fr ikë nga kjo çështje.

“Berisha gjatë këtyre 22 viteve ka thënë shumë gjëra të vërteta dhe të pavërteta pa fund. Në dijeninë time unë e di dhe jam i sigurt që Berishën e kanë thirrur gjykata dhe prokuroria, madje i kanë shkuar në zyrë dhe ai ka refuzuar. Pra janë bërë të gjitha tentativat për të marrë Berishën në gjykatë, por ai ka dalë mbi to se i kishte nën kontroll. Kështu që ka ardhur koha ta marrin dhe të dëshmojë, pasi reforma në drejtësi lë shpresë që gjykata dhe prokuroria të mos tërhiqet nga presioni i Saliut.
Ka ardhur koha që Berisha të thotë çfarë di dhe çfarë nuk di, pasi ai ka bërë shumë deklarata kontradiktore. Kush janë gënjeshtrat e thëna prej tij dhe këto ai do t’i bëjë nën betim.

Berisha është në pozita të vështira tani dhe nuk e do rihapjen e dosjes “Haxhia” apo edhe “Hajdari”. Berisha ka gënjyer shumë dhe i ka hyrë fr ika në palcë tani.
Berisha e shfrytëzoi vr asjen e Hajdarit për favorin e tij. Por nëse Saliu këmbëngul për të dëshmuar ai duhet të merret forcërisht”, u shpreh ai. Më tej, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi theksoi se shpreson se falë reformës në drejtësi gjykatat dhe prokuroritë nuk do të zbythen më para Berishës dhe se ky i fundit sipas tij, nuk duhet të livadhisë më.

“Gjykata dhe prokuroria nuk ka pse dëgjon deklaratat publike e politike të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjykata duhet të bëjë punën e vet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes me të cilën ajo po merret sikundër është rihapja e gjyqit të Izet Haxhisë. Nga kjo pikëpamje se çfarë do të thotë Berisha është punë e tij dhe ky gjithmonë luan politikisht, ndërsa gjykata ka të sajën. Kështu që nuk e diskutoj fare që ka ardhur koha që Berisha të mos livadhisë më. Nëse gjykata e sheh me vend që Berisha të deponojë duhet ta thërresë edhe ta marrë, qoftë edhe forcërisht nëse ai refuzon të dëshmojë sikundër ka bërë në këto 22 vite”, u shpreh ai.

Po ashtu, Klosi u shpreh se dosja “Hajdari” është ma kth i Berishës. “Berisha nuk di asgjë dhe po bën diversion e kuptoni. Saliu po e shikon që pushteti dhe njerëzit e tij në drejtësi ranë dhe ka frikë nga drejtësia e re, pasi një rihapje e dosjes së Azem Hajdarit është mak thi i Berishës. Por nga ana tjetër thuajeni dhe këtë, që Berisha është një karagjoz i vërtetë. Berisha është gënjeshtar dhe një konspiracionist i paparë që nuk di çfarë flet. Berisha duhet të shkojë të dëshmojë në prokurori dhe gjykatë, për ato që di për v rasjen e Hajdarit”, nënvizoi Klosi.