Arsenali do të kërkojë të rikthehet te fitorja, pas humbjes kundër Liverpoolit në xhiron e fundit, kur e pret Sheffield Unitedin sot në Londër, me Granit Xhakën që është lënë në stol. Arsenali është nikoqir i Sheffieldit, skuadrës që i ka humbur të gjitha tri ndeshjet e para këtë sezon në Premierligë, në Emirates në një ndeshje që nis në orën 15:00, raporton Gazeta Express.
Skuadra e Mikel Artetës e nisi fuqishëm sezonin e ri duke e mundur West Hamin dhe Fulhamin, para se të ndalej nga Liverpooli. Sheffieldi është në formë të tm errshme, pasi u mund Wolves, Aston Villa dhe Leeds, prandaj Arsenali do të kërkojë tri pikë të plota ndaj saj sot. Arteta ka vendosur ta lërë në stol Xhakën, i cili ka luajtur titullar vazhdimisht këtë sezon, ndërkohë që Shkodran Mustafi ende nuk është riaftësuar plotësisht nga lëndimi.