Savannah Guthrie e NBC, gruaja që bëri për ujë të ftohtë presidentin amerikan, Donald Trump, ishte protagonistja e vërtetë, e mbrëmjes së të enjtes. E veshur më një kostum rozë, gazetarja ngjante si një hetuese, teksa ngacmonte presidentin mbi temat më të ndjeshme; nga pandemia te lidhjet me ekst remin e djathtë dhe teoritë konspirative.
Momenti kulmor erdhi kur i kërkoi llogari kreut të Shtëpisë së Bardhë për ripostimin e një teorie, sipas të cilës, te rroristi Osama Bin Laden nuk kishte vde kur… “ishte një ‘retweet’ i opinionit të dikujt tjetër”, tha Trump.

Epike, përgjigjja e Guthrie… “Jeni presidenti. Nuk jeni xhaxhai i çmendur i dikujt që mund të ripostojë çdo gjë”. 48-vjeçarja, jo vetëm replikonte me fakte ndaj përgjigjeve të Trump lidhur me çështjet e taksave të papaguara, mbështetjes së grupeve ekstr emiste apo pandemisë, por shpesh reagonte edhe ndaj retorikës së tij sfiduese.

Për Trump, përballja me të pak para zgjedhjeve, ishte ëndrra me e keqe e bërë realitet. Savanna ndërkaq, është shndërruar në yllin e momentit dhe në heroin e Partisë Demokratike në SHBA. Prej 2007, gruaja punon për rrjetin televiziv NBC dhe prej 11 vitesh drejton programin televiziv “Today”.