“Maskat”, është rubrika më e re e emisionit “E Diell”, e drejtuar nga moderatorja Megi Pojani. Personazhe të njohur, që nuk janë profesionistë në muzikë, do të sfidojnë veten para një jurie të përzgjedhur. Juria e përbërë nga tekst shkruesi Olti Curri, këngëtaret Eranda Libohova dhe Zajmina Vajsari, e kishin jo të lehtë për të zbuluar personazhin që fshihet pas maskës.

Olti Curri ka dështuar për gjetjen e një personazhi duke u përballur me një dënim. Curri është vënë përballë moderatores Ilda Bejleri dhe kantautores Rozana Radi dhe i është dashur që t’u thotë publikisht të “metat” e tyre. “Ilda Bejleri është shumë nevrike dhe jemi zënë gjithmonë për njerëz të tjerë. Rozana Radi është njësoj si unë e sëmurë nga mendja. Është e nxituar, edhe kur bën mirë, edhe kur bën keq. E mira e saj është që nuk i harron miqtë kurrë. Dhe i do shumë kafshët.” – tha Olti.