Në fshatin Zapod të Kukësit ndodhet shtëpia ku u lind dhe u rrit deri në moshën 6 vjeçare Bleona Mataj. Historia e saj është e njohur gjerësisht në Shqipëri. Për shumë vite, dera e dhomes se saj ka qëndruar e mbyllur. Askush nuk ka dëshirë që të hyj aty, pasi ajo mbart dh imbjen e humbjes së një fëmije.
Tashmë dhoma është mbuluar nga pluhuri dhe aty nuk dëgjohen më zërat e gëzueshem të Bleonës dhe vëllait të saj. Kujtimet e pakta që kanë mbetur në këtë dhomë nga vajza e vogël, janë ky fustan dhe kjo fotografi. “Ka mbetur vetëm ky fustani i Bleonës, rroba e tjera i kam shpërndarë edhe niprave të tjerë sepse sa herë vij këtu bëhem me lotë më tepër”, tregon gjyshi i Bleona Matës. Degjoni cfare thote nena e saj ne Video me poshte ne minuten e 35.