Nga PAOLO FOX/

Binjakët: Ata që nuk lëvizin prej muajsh do të vënë re një rast të ri për ta shfrytëzuar. Edhe fillimi i dhjetorit parashikon mbarësi. Për disa do të paraqitet mundësia e një kontrate të re, një marrëveshje më e mirë. Do t’ju rikthehet dëshira për t’u përfshirë në projekte, por edhe për të fituar. Ndonëse 2020-a nuk është viti i fitimeve të mëdha, të paktën do t’ju mundësojë të shlyeni detyrimet. Nëse do të bëni një propozim profesional, i gjithë muaji është në favorin tuaj. Mund të shihni një armik në vështirësi dhe kjo do t’ju dhurojë një kënaqësi të madhe. Në përgjithësi, tetori ju nxit të kapërceni tensione të shkaktuara nga çështje burokratike ose juridike. Mund të paraqitet një zgjidhje e re për një trashëgimi familjare, duke sjellë kështu një rezultat të shumëpritur pozitiv.

Në dashuri, diçka nuk shkon. Duhet bërë dallimi mes çifteve që janë prej kohësh në krizë dhe atyre që do të kalojnë thjesht vështirësi të rastit. Ndikimi i planetëve është aq i fortë, sa gjithçka do të përjetohet në limit. Prandaj duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj një problemi të vogël që mund të shndërrohet në një telash madhor. Dashuria do të vihet në provë mes së martës, më datë 13, dhe së mërkurës së datës 14. Shumica e çifteve do ta kapërcejnë me sukses si krizë, por ata që kanë shumë dyshime në zemër do të gjenden para një pengese të pakapërcyeshme, ndaj më mirë të sqarohet menjëherë çfarë nuk shkon. Të ndarët do të kenë debate për çështje financiare ose në lidhje me fëmijët. Tetori është provë e vështirë për të gjitha çiftet, por ata që i rezistojnë këtij muaji do të jenë edhe më të fortë në nëntor.

Disa ditë, si datat 13, 14, 19 dhe 20 mund të jenë pak të sikletshme. Kurat që mund të keni nisur këtë periudhë mund të mos japin menjëherë rezultat, por nuk do t’ju rikthehet faza e lodhjes që përjetuat vjet gjatë verës. Pas disa javësh do të keni mundësi të zgjidhni edhe çështjet personale.