Është një javë e re, një fillim i ri. I gjithë qëllimi është t’ja nisim javës gjithë energji. Pra, kur të filloni një udhëtim të ri, zbuloni se çfarë kanë në dispozicion yjet për ju.

Ka dymbëdhjetë shenja të zodiakut dhe secili ka veçoritë e tij të dallueshme. Qoftë Dash, Dem, Binjak, Gaforre, Luan, Virgjëreshë, Peshore, Akrep, Shigjetar, Bricjap, Ujor apo Peshk – secili prej shenjave ka diçka unike për të treguar:

Demi

Nëse po ndjeheni të stresuar, të mërzitur apo vetëm, vizitat tek një terapist nuk janë mënyra e vetme se si të ballafaqoheni me këto ndjenja. Nëse vëreni veten se po largoheni nga njerëzit më të afërt dhe keni mendime negative, mendoni të ndihmoni veten. Shkruajini të gjitha mendimet negative dhe bekimet që ke në jetë në një letër. Tregohuni i sinqertë teksa i hidhni në letër. Komunikoni me një person që duket se ka aftësinë të ju bëjë të ndiheni mirë dhe ju bën të buzëqesh. Ju mund të ndihmoni veten, vetëm në momentin që tregoheni të sinqertë dhe flisni hapur për çka do që po kalon.

Dashi

Që në fillim të kësaj jave po ndjeheni i lodhur dhe i rraskapitur. Po a është kjo mënyra e zakonshme si i qaseni jetës suaj? Është në dorën tuaj si t’i qaseni rrethanave tuaja. Ju keni fuqinë për ndërruar mënyrën se si mendoni për jetën dhe të ardhmen tuaj, dhe këto mendime negative nuk po ju bëjnë kurrfarë nderi. Filloni të ndërtoni pak entuziazëm në jetën tuaj sepse negativiteti do të qëndrojë si barrierë mes jush dhe atë që dëshironi ta keni në jetë. Nëse besoni mjaftueshëm në atë që ëndërroni universi do ju ngrejë drejt asaj. Pak punë, pak buzëqeshje dhe pak humor do ju qojnë larg në jetë.

Binjakët

Këtë javë do të jeni më të vëmendshëm se kurrë për reputacionin tuaj. Ndoshta po mendoni të impresiononi dikë. Është gjithnjë e rëndësishme të mendoni për imazhin tuaj dhe mënyra se si u qaseni të tjerëve. Edhe pse ju gjithnjë mbani qëndrim ju duhet të punoni në çfarëdo lloj gjëje që ju e konsideroni si pikë tuaj të dobët. Një mundësi e re është në horizontin tuaj edhe nëse nuk vjen këtë javë. Mbani këtë qëndrim dhe ndjehuni rehat me ndryshimet. Kjo mundësi e re mund të luajë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj.

Gaforrja

Keni një dëshirë të fortë të filloni të ndiqni një ëndërr tuajën, por a jeni të përgatitur aq sa duhet? Zakonisht ju filloni diçka të re me një plan të hartuar detajisht dhe tani po tregoheni më impulsiv. Qëndroni me këmbë në tokë, planifikoni me kujdes dhe rezistoni impulsivitetit tuaj. Çfarëdo lloj mundësie që do vijë drejt jush, analizojeni mirë që gjithmonë të jeni të përgatitur për të panjohurën.

Luani

Jeni të shqetësuar që puna që po bëni nuk ka të potencial të vërtetë. Shpesh mendoni se po humbni kohën. Por këtë javë shpresa juaj do të rigjallërohet dhe gjithë këtë punë do e shihni me optimizëm. Gjëra të mira shtrihen para jush nëse vazhdoni të këmbëngulni. Raportet njerëzore do të kenë ulje dhe ngritje të shpeshta këtë javë. Por gjithçka që ndodhë do ju afrojë më shumë me këta ose këtë person. Mos u shqetësoni shumë për gjërat që kanë ndodhur për shkak se i takojnë të kaluarës

Virgjëresha

Këtë javë, është e rëndësishme që të filloni të bëni plane financiare që kanë të bëjnë me sigurinë tuaj – veçanërisht ato që lidhen me jetën tuaj personale. Ju jeni gjithnjë i kujdesshëm me planë financiare po nuk keni qenë i vëmendshëm më jave, ndoshta edhe muaj. Por në momentin që merrni përsipër planet, do të ndjeheni më i sigurt dhe i qartë për të ardhmen. Durimi do të jetë esencial për ju këtë javë, sepse do ballafaqoheni me dikë që ju ngrit nervat. Nëse jeni i uritur të filloni një kontratë ose negocim, më e mira është që të prisni pak.

Peshorja

Mirëprisni këshillat nga personat kompetent sepse kështu ju do arrini të qëndroni në rrugën e duhur. Dikush do ju kërkojë një nder të madh këtë javë. Ndoshta ky person do të ngurojë të ju kërkojë ndihmë, duke marrë parasysh obligimet që keni. Mirëpo duke i bërë këtë favor këtij personi, do të rezultojë të jetë shumë frytdhënëse edhe për ju.

Akrepi

Këtë javë do të ballafaqoheni me realitetin e lidhjes tuaj. Ndoshta me një konflikt që gjithnjë keni dëshiruar të zgjidhni. Edhe pse keni dëshirën më të madhe që të zgjidhni këtë konflikt, ndoshta ende nuk keni marrë asnjë hap. Kjo është java ideale për të filluar në zgjidhjen e atij problemi duke komunikuar dhe bashkëpunuar me atë person. Ajo që ju nuk duhet të bëni është të kërceni në konkluzione që i krijoni në mendjen tuaj. Komunikimi është gjithçka! Ndani të gjitha ndjenjat dhe shqetësimet tuaja lidhur më këtë konflikt

Shigjetari

Të gjithë kemi gjëra që aspirojmë t’i kemi, por disa janë të arritshme por disa jo. Por diçka që ju po punoni që një kohë të gjatë ta keni, këtë javë është më afër se asnjëherë më parë. Mos shpenzo asnjë sekondë kot. Nëse keni ndonjë konflikt me një familjar apo mik, zgjidheni sa më shpejt që të mundeni, sepse ju duhet t’i mbani personat e dashur sa më afër. Ndërkohë që këtë javë mos humbni ritmin e punës tuaj. Bricjapi

Ujori

Dikush që është në jetën tuaj do të jetë një burim i këshillave të çmueshme që do të merrni këtë javë. Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe bëni të gjitha pyetjet për përgjigjet e të cilave keni nevojë. Puna e madhe që keni investuar në çfarëdo që keni bërë do ju sjell rezultate të mira. Gëzohuni dhe festoni për këtë rezultat. Jeni të frustruar për mungesën e komunikimit në një lidhje të caktuar në jetën tuaj. Por do shihni se me kalimin e kohës kjo mungesë do fillojë të plotësohet. Çdo vepër arti kërkon kohë!

Peshqit

Nëse nuk jeni afër fizikisht me një person të caktuar kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të komunikoni dhe ta ndjeni atë person edhe më afër, më mënyra tjera komunikimi. Këtë javë shfrytëzoni që të flisni me persona që ju mungojnë, dikë që nuk ke parë që një kohë të gjatë dhe dikë që keni ftohur raportet. Bëhu kreativ në mënyrën e komunikimit! Këtë javë merreni më qetë, reflektoni me veten, shprehni dashurinë dhe mirënjohjen tuaj ndaj personave më të dashur.