Tre vite më parë gazetarja e njohur dhe ish-banorja e Big Brothet, Adelajda Xhemani ka humbur jetën në banesën e saj. Ky ishte një lajm i papritur që trishtoi familjarët, miqtë dhe publikun.
Kanë kaluar 3 vite nga humbja e Adelajdës dhe miqtë e saj më të mirë nuk e kanë harruar atë për asnjë moment. Eraldo Rexho dhe balerina Isida Mollaymeri e kanë kujtuar Adelajdën në rrjetet sociale dhe kanë bërë dedikime prekëse për të.
“Dje, sot dhe nesër, do të të vlerësoj dhe kujtoj gjithnjë me admirim për çdo mësim që më dhe me jetën tënde. Mungesën tënde nuk e mbush askush, por jam i qetë se e di që je në krahët e Zotit. Të dua shumë Adela, përgjithmonë!”, ka shkruar gazetari Eraldo Rexho.
“Nuk kam asnjë fjalë për të të thënë. Ashtu si unë dhe ti ndjen gjithçka. Ndoshta ti ndjen më shumë sepse unë kam dhimbje vetëm për ty, e ti për të gjithë ne që na lë një plagë të hapur përjetësisht. Më mungon shumë, u bënë 3 vite që më mungon, ditët ikin dhe asgjë nuk ndryshon, mungesa jote veç shtohet. Të dua shumë Adelushe. Like always my lovely A (thacka jote)”, shkruan Isida Mollaymeri.