Shefi i “Hells Kitchen”, Renato Mekolli ka thënë se është penduar për fjalën me të cilën ai ofendoi Erkiadën në puntatën e kaluar të emisionit. “Edhe shefi pendohet”, e nis ai reagimin e tij mbi situatën duke thëne se kurrsesi nuk ka dashur të ofendojë, por ka qenë një veprim i nxitur nga kuzhina dhe dëshira për perfeksion. Është në kërkim të perfeksionit në kuzhinë dhe ndonjëherë e shtynë atë drejt gabimi! Mund të duket paksa e vështirë për ta besuar, por edhe shef Renato gabon! Gabimin që bëri puntatën e kaluar duke e quajtur ….”qorre” e ka kuptuar dhe për këtë nuk nguron që të kërkojë falje publike.
Është një ndjesë e ndjerë dhe jo një justifikim dhe këtë e thekson në reagimin e tij të bërë në një postim në profilin e tij në Instagram, ku bashkangjitur ka publikuar një foto me syze.
Reagimi i plotë: Edhe shefi pendohet. Me rre mben kuzhina dhe deshira per perfeksion, padyshim kjo nuk justifikon ate qe i thash Erkiades ne episodin e kaluar, njeres nga konkurrentet! Nje fjal qe go diti si shigjete tek ajo dhe ju qe shihni programin! Une kam mbajtur syze ashtu si edhe familjaret e mi, ndaj kurresesi qellimi im nuk eshte te ofendoj askend, I bashkohem thirrjes suaj! Se duhet te evitojme kete menyre komunikimi!
Ama nga ky gabim te gjithe nje mesazh e morem: se kur themi te tjerve nje fjal te sh emtuar, i le ndojme ata! Nga programi i pam Te dyja anet e medaljes, ate qe “gjuan me fjale” dhe personin qe v uan nga ato! Mos harroni dicka, Hells kitchen eshte nje show! Une ju kerkoj te mos imitoni asgje cfare ndodh aty! Shihemi neser ne episodin e 3.