Një grup demokratësh nga Maliqi kanë reaguar ashpër fill pas deklaratave të ish deputetit Ervin Saliani i cili u përpoq të fshihte skandalin me zgjedhjet në degën ku kandidoi për t’u përzgjedhur si kandidat për deputet. Përmes reagimeve në rrjetet sociale, ata kanë ironizuar justifikimin e ish ligjvënësit për problemet që ai solli për tjetërsimin e vullnetit të anëtarëve të PD në këtë degë.

Të acaruar me mekanizmat e pëdorur nga Salianji për t’i shpëtuar eleminimit nga kontestimet dhe mosdëgjimin e fjalës së tyre nga kryedemokrati Lulzim Basha, grupi i demokratëve ka kërkuar ripërsëritjen e votimeve në këtë degë.

Edhe pse Salianji kërkoi një provë për manipulimin e zgjedhjeve, në media u pasqyruan dhjetëra të tilla nga nisja e procesit ku komision ishin vendosur të afërmit e tij, tek votimet e personave që nuk ishin pjesë e PD-së dhe nuk kishin emrin në listë, tek mbyllja e procesit të votimit 4 orë para kohe dhe te ndërhyrja e babait të tij si ish kryekomunar i Lozhanit për të tjetërsuar vullnetin e atyre pak demokratëve.

Më poshtë po përcjellim vetëm disa nga reagimet në rrjetet sociale, ku ndër të tjera ish deputetit i kanë kujtuar edhe historinë e mashtrimit me të ashtëquajturin “Babale”.