Lulzim Basha u pyet nga gazetarët për Marrëveshjen e 5 qershorit, për të cilën duket se kryedemokrati nuk po flet më, e kësaj çështje po i jep më shumë zë Presidenti Ilir Meta.

Pyetje: A po e merr Presidenti Ilir Meta rolin e liderit të opozitës?

Basha: Vetëm nëse ju mendoni se unë kam marrë përsipër rolin e presidentit.

Ai është në rolin e tij ndërsa beteja jonë për standartet zgjedhore ka qenë dhe është betejë e përditshme, por s’mund ti mbivendoset krizës që po bëjnë kërdinë në tavolinën xhepat e shqiptarëve.

E qartë se përpara kemi një grup të strukturuar kriminal që po e lë me qëllim pandeminë dhe krizën të përparojë që këto para që sot mund të shërbenin për të forcuar shëndetësinë, t’i vjedhë e gllabërojë. Këto janë llogaritë e grupit strukturuar kriminal të Edi Ramës.

Pse të paguajë ai, për pensionistët të papunët, bonus për mjekët e infermierët, pse të rimbursojë paketën e ilaceve për ata që trajtohen me covid kur sa më të varfër të jenë që më lirë mund tua blej votën?

Se kur të jenë për bukën e gojës ua mbyll gojën kur të jenë edhe më të uritur e më të lodhur me një 50 mijë lekësh për të qëndruar në shtëpi e mos votuar kundër bandës me të cilën qeveris. Kjo është llogaria e Edi Ramës, ta cojë gjendjen sa më keq që pastaj të shpërndajë ndihmë me pikatore.