Ilir Meta ka thirrur në vilën e tij në Lalëz një grup aktivistësh të tij të cilëve u ka dhënë detyrë të prodhojnë video fallco dhe regjistrime me qëllim krijimin e pasigurisë dhe destabilitet para zgjedhjeve.

Një anëtar i këtij grupi kontaktoi gazetën Tema duke deklaruar se “Na ka dhënë detyra dhe porosi që ne duhet të denigrojmë moralisht qeverinë dhe PS me fake video para 25 prillit”.

Burimi i tha gazetës Tema sqaroi se porosia është që “Duhet të krijojmë një situatë paqëndrueshmërie dhe paniku se këtë vend e ka mbuluar korrupsioni dhe krimi i organizuar i Edi Ramës” . Për këtë iu janë ofruar logjistika materiale dhe financiare duke ofruar dhe premtime për ata që do të kenë sukses në këtë operacion.