Një nxënës i klasës së 8-të në shkollën ‘Fan Noli’ në Tiranë ka rezultuar pozitiv me koronavirus, pasi u infektua nga një i afërm i tij.
Më pas prindërit kanë bërë kërkesë që nxënësit e tjerë të karantinohen në shtëpitë e tyre.
Mësohet se grupi prej 16 nxënësish do ta zhvillojnë mësimin online për dy javët e ardhshme.