Statistikat tregojnë se 1 në 8 gra preken nga kanceri I gjirit. Zafire Panxhi, punon si infermire pranë qendres shendetësore të fshatit shlecan në Elbasan, sot të tregojë betejen e saj me kancerin e gjirit. Nëse Zafirja do të kishte bërë kontrollin e përvitshëm tek mamografia mund t’i kishte shpëtuar tmerrit të kimioterapisë që i hoqi gjirin dhe i rrëzoi flokët. Zafirja ka vendosur historinë e saj, për ti treguar grave shqiptare se sa e rëndësishme është mamografia.
ZAFIRE PANXHI, INFERMIERE: “ Në vitin 2018 unë kasha dhimbje gjoksi, shkova dhe bëra një eko aty mu komunikua që isha e prekur nga kanceri I gjirit. Për sigurinë time bëra dhe një mamografi të njëjtën gjë më thanë edhe aty. Kishë bërë ndonjëherë mamografi në jetën tende? Jo, e kisha neglizhuar. Kur shkova tek ekoja dhe mamografia u prezantova si infermiere nuk kishte gjë më të keqe se sa kur të komunikohej direkte që ti je me kancer. E tmerrshme.
Ti je nëna e dy djemve, po atyre si ua komunikove? Sapo doja nga ekoja mora dy djemtë dhe burrin në telefon dhe I thash jam me kancer. Nuk e besonin nuk reaguan. Por unë epranova jam me kancer dhe do e mposht ketë sëmundje. Më pas shkova tek onkologjiku në Tiranë aty me operuan dhe më hoqën gjoksin. Unë kam bërë kimioterapi, hormonaterapi dhe ia dola ja ku jam. Të gjitha grave u them që të bëjnë eko ose mamografi pasi aty mund të maresh vesh nëse e ke ose jo, mund të jesh në kohë të shpëtosh veten.” Covid 19, duket se i ka trembur gratë të bëjnë një mamografi, edhe pse ambient dizifektohet çdo ditë dhe reparti i mamografi gjatë muajt tetor ka punuar me orar të zgjatur, përsëri numri i zonjave që ekzamonohen është shumë i ulët.
DASANTILA TAHIRAJ, DREJTORE PRANË SPITALIT “ XHAFERR GONGOLI” ELBASAN: “ Në tetor të 2020 numri I gravë qe kanë bërë mamografi këtu ka qenë shumë i vogël krahasuar me atë të 2019. Covid 19 i frikësuar gratë. Por unë I ftoj që të marin 30 minuta kohë nga koha ë tyre njëherë në vit dhe të vijnë e të bëjnë mamografinë. “