Sipërfaqja e ujitshme e tokës bujqësore u rrit me 135 mijë hektarë tokë më shumë në vitin 2020, krahasuar me vitin 2013. Kryeministri Edi Rama ndau sot disa statistika lidhur me ujitjen ndërsa theksoi se në vitin 2013 ujiteshin 120 mije hektarë tokë bujqësore ndërsa në vitin 2020 ujiten 255 mijë hektarë.
“Mirëmëngjes dhe me këto dy shifra që flasin sa 1000 fjalë për transformimin e bujqësisë, rritjen e prodhimit e të eksporteve në më shumë se dyfishin e tokës që punohet sot krahasuar me 7 vjet më parë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama. Në total, investimet në ujitje u rritën me 188% dhe janë investuar rreth 3.5 miliardë lekë për t’i lehtësuar fermerëve aktivitetin duke ndikuar dhe në rritjen e prodhimit bujqësor.